Prefekti i Kukësit, Granit Gjana është pezulluar nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas hetimeve për shkelje të barazisë në tendera. Nëpërmjet një hetim, SPAK thekson se hetimet ndaj Gjanës nisën në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë.
Sipas hetimeve, Gjana ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U.C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit.