Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për një dorëheqje të mundshme nga ana e tij. Për ‘Report TV’ ai është shprehur se nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë as në ditët në vijim.
“Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”, raportohet të ketë thënë Gledis Nano.
Ai e mban këtë post që prej Tetorit të vitit të kaluar, ku zëvendësoi ish-kryepolicin Ardi Veliun. Lajmi për dorëheqjen e tij qarkulloi sot në media, ndërsa në rrugë zyrtare nuk ka pasur asnjë reagim as nga Nano dhe as nga institucioni që ai drejton.