Gjyqatarja Pajtime Fetau ka vendosur masën arrest me burg për Horgito Peqinin, autorin e vrasjes së-33 vjeçarit Madrit Ulqinakut dhe mikun e tij Klaudio Sallufi, i cili ishte bashkë me autorin e vrasjes.
Ngjarja ndodhi në datën 17 Gusht ku Horgito Peqini së bashku me miqtë e tij për motive te dobëta është ndeshur me 33 -vjeçarin Madrit Ulqinaku.
Sipas policisë, arrestimi i Madrit Ulqinakut dhe miku ti Klaudio Sallufi ka ardhur pas negocimeve me familjarët.
I riu Ulqinaku u vra mbrëmjen e 17 gushtit pranë “Elbasan Arena” pas një përplasjeje verbale me autorin e dyshuar Horgito Peqini.