Gjykata e Elbasanit la në burg të tre personat e ndaluar për incidentin e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.
Në një prononcim për media avokati i 24-vjeçari rus, Michail Zorin, nuk dha shumë detaje në lidhje me dosjen pasi sipas tij përbënte sekret hetimor, por ai sqaroi në mënyrë konçize atë që ka ndodhur në uzinën e Gramshit.
Sipas tij klienti i tij ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur spraj me spec degës pasi është ndjerë i dhunuar.
“Pretenduan që i kanë dhënë deklarimet dhe me vendim të prokurorit të rrethit janë sekret hetimor. Nuk dhanë sqarime me detaje. Lidhur me atë do ti mbetet hetimit për të zbuluar të ardhmen. Nuk jam në dijeni të bashkëpunimit të tij. Jam avokat i caktuar nga gjykata. Deklarimet e tij i ka dhënë dhe ato janë sekret hetimor dhe nuk mund të them asnjë lloj informacioni. I mbrojturi nga unë ka debatuar me rojet e objektit dhe ka përdorur një sprey me spec djegës, siç e përdor ai në gjuhën e tij, pasi është ndjerë i dhunuar. Kjo është e gjithë ngjarja. Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por akuza i bioe shkurt dhe thotë që ne kërkesën tonë e kemi të bazuar në prova”, tha avokati.