Dy rusët dhe ukrainasi të arrestuar pak ditë më parë pasi tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh janë lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Elbasanit.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “sigurimi i informatave,” kryer në bashkëpunim si dhe “goditje për shkak të detyrës”.
Por çfarë parashikohet në kodin penal në lidhje me këtë akuza:
Sipas nenit 124 dhe 237 të Kodit Penal, tre shtetasit e huaj të arrestuar në Shqipëri, në rast se shpallen fajtorë rrezikojnë të dënohen nga tre deri në dhjetë vite burg.
Neni 214
Sigurimi i informatave
Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Neni 237
Goditjet për shkak të detyrës
Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.