Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Spillesë, ku mësohet se është mbytur një 30-vjeçar nga Tirana.
Viktima është identifikuar si Denis Xhelo, i cili është nxjerrë në breg nga dy vrojtuesit e plazhit dhe më pas ka mbërritur Ambulanca, por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas dëshmive në vendngjarje, dyshohet se 30-vjeçari ishte në gjendje të dehur, ndërsa ishte futur për t’u larë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të saj.