Është vënë në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut. Bëhet e ditur se pasditen e së hënës është arrestuar 18-vjeçari, Horgito Peqini ndërsa është shoqëruar 33-vjeçari Klaudian Sallaku, i cili ishte bashkë me autorin e dyshuar të vrasjes. Kujtojmë se i riu Ulqinaku u vra mbrëmjen e 17 gushtit pranë “Elbasan Arena” pas një përplasjeje verbale me autorin e dyshuar Horgito Peqini.
Ndërkohë që Horgito Peqini ishte në arrati, dy ditë pas vrasjes policia kapi Eiden Dinon, i cili ishte i pranishëm në momentin e krimit. Ky i fundit ka folur para oficerëve të policisë gjyqësore duke treguar të gjitha rrethanat e krimit. Sipas dëshmisë së Dinos, të rinjtë kishin konsumuar alkool dhe drogë para sherrit me Ulqinakun, i cili u vra me një plumb në kokë prej armës së Horgito Peqinit, vetëm 18 vjeç.
“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim. Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pistoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi armën Madritit dhe i qëlloi me armë një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë,” ka thënë ai.
Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
Elbasan/Policia pas shumë kërkimesh, gjen në lumin Shkumbin, armën e zjarrit pistoletë, me të cilën dyshohet se u vra 33-vjeçari M. U. Gjatë mbrëmjes së djeshme u vu në pranga autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje dhe bashkëpunëtori i tij. Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, si dhe në bazë të provave të grumbulluara nga puna e mirëfilltë hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “The end”, u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së datës 17 gusht, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari M. U. Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i kontrolleve të shumta të zhvilluara nga Policia e Elbasanit, si dhe i negocimeve me familjarët, u bë e mundur vënia në pranga e shtetasve H. P., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vrarë, për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. U., mbrëmjen e datës 17.08.2022. Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, të cilat u gjetën pas kërkimeve intensive nga ana e shërbimeve, në shtratin e lumit Shkumbin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Dëshmia e plotë:
Pasditen e 17 gushtit, Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, janë takuar në banesën e Ord Peqinit, i cili rezulton të jetë vëllai i Horgito Peqinit. Atje ka gjetur edhe Horgiton dhe Klaudjan Sallufin të cilët kishte 1 vit që i njihte. Me vete kishte marrë dhe një dorezë hekuri të cilën e kishte blerë online. Në banesë sipas dëshmisë së tij është konsumuar birrë dhe lëndë narkotike.
“Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë mesa mbaj mend tre katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë narkotike kokainë. Kur unë vajta tek shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pistoletë mbi divan. Pasi pimë birrat dhe kokainën që konsumoi Horgito dhe Klaudjani, unë kam bërë një “video live” në rrjetim tim social “Instagram” ku kam adresën. Pas videos qëndruam edhe pak në shtëpi edhe më pas dolëm. Kur dolëm Horgito mori pistoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez kurse Klaudjani mori një thikë në dorë dhe me pyeti: “…kë do mbash në çantë thikën apo mos e do ti pistoletën…? “…unë i thashë që do mbaj thikën se pistoletë, nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thikën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë..…” – ka treguar në polici Eiden Dimo.
“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim “. Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pistoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi armën Madritit dhe i qëlloi me armë një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë. Më pas të tre ne u larguam me vrap nga aty. Dhe Horgito iku me pistoletë në dorë. Klaudjani ishte veshur me një bluzë blu, kurse Horgito kishte kapele të zezë në kokë, bluzë të bardhë, me një marsup të zi dhe pantallonat nuk ia mbaj mend. Unë shkova drejt farmacisë që ka mami im dhe aty i lashë mamit celularin, varësen dhe unazën time. Më pas më kapi një Polic dhe më shoqëroi në Komisariat. Dua të them që nuk e di ku shkoi Klaudjani me Horgiton, sepse nuk i pashë ngaqë vrapova direkt…”.
Arratisja
Menjëherë pas krimit të tre personat u larguan, në drejtim të rrugicave të pallatit. Policia arriti të arrestojë Dimon ndërsa Klaudjan Sallufi dhe Horgito Peqini mbeten në kërkim.
Eiden Dimo është arrestuar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.”