Në lidhje me incidentin e ndodhur në Uzinën e Demontimit të Armëve në Grams ka ardhur edhe reagimi i ambasadës ruse në Tiranë.
Në e-mailin e bërë publik nga mediat, përgënjeshtrohet deklarata e autoriteteve shqiptare të cilat pretendojnë se e kanë njoftuar zyrtarisht palën ruse.
Ambasada shkruan se reagimin e kanë marrë vesh nga mediat dhe se i kanë kërkuar një takim me të ndaluarit Ministrisë së Jashtme shqiptare.
REAGIMI I AMBASADËS RUSE NË TIRANË:
“Ambasada e Rusisë në Shqipëri nuk ka marrë ende asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim më datë 20 gusht 2022 në objektin ushtarak në qytetin e Gramshit. Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat. Në lidhje me këtë, Ambasada i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar.”