Ka ndërruar jetë në Sarandë një turist italian. Ky i fundit i identifikuar si shtetasi me iniciale G. V., 77 vjeç, ka qenë në bregun e detit, teksa i ka rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
Informacion paraprak/ Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes