Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka përshëndetur vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklaratë për mediat, Nesho tha se sfida e gjithë rajonit është rithimi i besimit të rinisë për të qëndruar e ndërtuar shtete funksionle në një rajon që jeton në paqe, prosperitet dhe të integruar në familjen evropiane.
“Partia e Lirisë ndjek me vëmendje zhvillimet e dialogut Kosovë Serbi të lehtësur nga BE, duke besuar se përmes dialogut e vlerave evropiane mund të arrihet një zgjidhje e qendrushme në thelb të të cilës duhet të qëndrojë njohja reciproke mes dy vendeve”, theksoi Nesho.