Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka pezulluar nga detyra policen më të famshme në Shqipëri, e cila çuditërisht dje iu sul mediave dhe qytetarëve që kërkonin llogari në lidhje me ekzekutimin në mes të qytetit të Madrit Ulqinakut nga një 18-vjeçar i armatosur.
Anista Kostani, e bërë e njohur kryesisht si kujdestare e një gjarpri dhe për komentet fyese dhe kërcënimet ndaj gazetarëve është vënë nën një hetim të thelluar nga AMP. Deri kur hetimi të përfundojë, ajo do të jetë e pezulluar.
Çfarë tha nënkomisarja e famshme?
Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.
Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”. Një tjetër koment në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, ajo tha se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave.
Pasi skandali i postimeve të saj shpërtheu në media, Nënkomisarja e bërë e famshme për gjaprin që mban në shtëpi ka fshirë komentet me fyerje, por ka mbajtur ende në profil postimin e pazakontë për një punonjës policie, i cili bie ndesh edhe me Rregulloren e Sjelljes së Punonjësve të Policisë së Shtetit.
View this post on Instagram