Pas alarmit që dhanë autoritetet britanike se rreth 40% e shqiptarët përbëjnë shumicën e atyre që zgjedhin të ikin drejt Britanisë së Madhe me gomone apo dhe forma të tjera, vjen një koment nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji.
I ftuar në rubrikën e ‘Opinion’ në ‘News24’ Salianji theksoi se Shqipëria po tkurret nga largimi i shqiptarëve, ndërsa akuzoi qeverisë se ky është një plan i saj që nuk reagon.
“Sipas të dhënave jo të sakta të dhëna nga ambasada ishin më shumë shqiptarë. Flasim për shqiptarë që e kanë kaluar në mënyrë të paligjshme. Por ka dhe shqiptarë që kanë ikur nga Greqia. Siç u pa nga raportet et e BE, shumica e emigrantëve ishin me origjinë shqiptare. Shqetësimi kryesor është trafikimi i këtyre njerëzve. Është një shqetësim thelbësor, përveçse e ka kthyer qeverinë e Shqipërisë, si turp i botës. Për fat të keq Shqipëria po përmendet në shumicën e vende të botës për keq. Kjo e dëmton Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Kjo duhet të ndalet. Së dyti duhet të krijohet mundësia dhe infrastruktura që kushdo që do të emigrojë, të bëjë të pamundurën. Qeveria nuk bën asgjë që t’i mbajë të rinjtë këtu.
Padrejtësia, mungesa e meritës, i bën njerëzit që të ndërmarrin riskun të ikin. Duket se është e qëllimshme nga ana e qeverisë për të larguar nga vendi të rinjtë, të mbajë njerëzit që ka në kontroll. Ata do të ishin një burim reagimi, ata që duan të largohen. Po ikin dhe shtresa e mesme nga Shqipëria dhe rrjedhimisht bie ekonomia. Është një lidhje e drejtpërdrejtë se kush shtet që i ka rënë numri i popullsisë, shkon drejt recensionit. Shqipëria po tkurret dhe nuk ka asnjë reagim nga qeveria. Duket si projekt i qëllimshëm nga ana e qeverisë. Me 40 mijë paund, që ikin jashtë, që marrin risk të iki me gomone apo me kamion, mund të hapë një biznes këtu. Por ai qytetar që e ndërmerr këtë risk dhe se ka këtë mundësi paguhet nga krerët e bandave atje, ky është risk kryesor.”, tha Salianji.