Janë gati 780 mijë shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës 2008-2021.
Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, është Italia shteti që kryeson me dhënien e lejeve për këtë periudhë, me 372 mijë lejë të dhëna, ose 47% e totalit.
Pas Italisë, vendin e dytë e zë Greqia, me 258 mijë leje të dhëna, ose 33% e totalit.
Në vendin e tretë vitet e fundit ka kaluar Gjermania, që ka dhënë gjithsej 53 mijë leje, ose gati 75 të totalit. Lejet e qëndrimit të dhëna nga shteti gjerman janë rritur vitet e fundit pasi shumë shqiptarë iu drejtuan Gjermanisë për të punuar, kryesisht mjekë, infermierë, punonjës të teknologjisë së informacionit etj.
Mbretëria e Bashkuar ka kaluar në vend të katërt, me rreth 20 mijë leje qëndrimi të dhënav, por për këtë shtet Eurostat raporton të dhënat deri në 2018-n. deri atë vit përgjithësisht jepeshin 2-3 mijë lejë në vit.
Pas këtyre katër shteteve renditet Franca, me 17 mijë lejë qëndrimi të dhëna gjithsej, ose 2.2% e totalit, Ndonëse Franca është më e preferuara për kërkesat për azil nga shqiptarët, duke u renditur e para vitet e fundit, duket se shteti francez edhe pse mund të mos I përzërë, sërish është ngurrues për të dhënë leje qëndrimi.
Belgjika, Suedia Kroacia, kanë dhënë në periudhën 2008-2021 rreth 7-9 mijë lejë qëndrimi, ndërsa shtetet e tjera më pak se 3 mijë leje gjithsej.
Edhe në vitin 2021, kur u dhanë në total 55 mijë leje nga shtetet e BE-së (pa Mbretërinë e Bashkuar) Italia ishte shteti më bujar, me gati 30 mijë leje, ose 54% të totalit, e ndjekur nga Greqia me 18%.
Por, ndërsa deri në vitin 2011 kishte një diferencë të lartë mes lejeve që jepeshin nga Italia dhe Greqia në raport me shtetet e tjera, vitet e fundit diferenca është ngushtuar dukshëm duke treguar një preferencë drejt shteteve të tjera, kryesisht Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë (shiko grafikun: Lejet e qëndrimit dhënë në vite, sipas shteteve kryesore, 2008-2021)
Ikja vazhdon
Ikja e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian duket se nuk ka të ndalur.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së.
Në krahasim me një vit më parë, kur ky process u bllokua nga pandemia, lejet janë rritur me 47%.
Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Duke përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar shifra arrin në rreth 780 mijë Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.
Kjo shifër është gat isa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri. /monitor