Një emigrant që jeton në Itali prej vitesh po kthehej në Shqipëri ditën e sotme së bashku me familjen, kur befas është përballur me një skenë që nuk e kishte parë as në filma.
Në rrugën e Rinasit, në drejtim të Tiranës një automjet i tipit “Mercedes Benz” po kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke parakaluar sa në njërin krah në tjetrin, duke përbërë rrezik për qytetarët e tjerë përdorues të rrugës.
Duket se drejtuesit i ‘Benzit’ nuk ka duruar dot të presë në trafik dhe i ka rënë për shkurt, siç shihet edhe në video. Denoncuesi shprehet se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16. /JOQ