Një dhomë ndenjeje në zemër të kryeqytetit të Jemenit është ndryshe nga të gjitha sallonet në shtëpitë e tjera në këtë vend. Ahmad al-Aami, një avokat i apasionuar për ruajtjen e trashëgimisë së Jemenit, ka kuruar me kujdes një koleksion punimesh artizanale që tani zbukurojnë muret e sallonit.
Çdo pjesë e koleksionit ka historinë e vet, duke i ftuar vizitorët të mësojnë më shumë rreth të kaluarës së këtij vendi. 58-vjeçari thotë se u frymëzua për të filluar koleksionin e tij gjatë studimeve në Francë.
“Kur vizitova Francën, kuptova se të huajt janë shumë të interesuar për trashëgiminë dhe kulturën tonë. Kjo më bëri të mendoj se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe ruajtjes së zakoneve dhe traditave tona.”
Ai është aq i apasionuar pas këtij koleksioni, saqë shpeshherë i jep përparësi blerjes së sendeve historike mbi gjërat e tjera të nevojshme. Aami kujton një rast të tillë.
Dhoma e tij e ndenjes ka tërhequr shumë shumë vizitorë vendas. Të ftuarit angazhohen në biseda të ndryshme për trashëgiminë historike të Jemenit.