Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për dy protestuesit që morën pjesë në protestën e organizuar para bashkisë së Tiranës. Lulzim Nela dhe Ahmet Maja u liruan nga qelia e paraburgimit ku qëndronin prej të premtes. Policia i kapi këta dy persona teksa po shkonin në protestën para bashkisë.
Ata u ndaluan pasi në dy protesta të mëparshme të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita kanë hedhur lëndë plasëse në drejtim të godinës së bashkisë si dhe kanë kundërshtuar forcat e rendit.
Gjithashtu për ta është vënë dhe masa e ndalimit të pjesëmarrjes në protesta e tubime. Ndërsa detyrimi për t’u paraqitur për Majën dhe Nelën është një herë në muaj.