Ky është momenti i cili tregon se si drejtuesi i një mjeti u shpëtua nga kalimtarët, pasi makina e tij mori flakë në një autostradë në Minesota, SHBA. Pas devijimit nga rruga, makina goditi shtyllën elektrike dhe mori flakë.
Kalimtarët që po kalonin aty ndaluan për ta shpëtuar. Pasi thyen dritaren e krahut të shoferit e nxorën këtë të fundit nga makina. Ata e dërguan në spital dhe fatmirësisht raportohet se shoferi nuk ka marrë lëndime serioze.