Merr fund historia e rrëmbimit të 3 vjeçarit nga Durrësi pas të cilës ishte një dramë familjare.Të shtunën e 13 prillit, gjyshërit Rexhep dhe Bahrije Gjuni pasi kishin pritur në shtëpi djalin e vogël nuk kishin pranuar t’ia kthenin më të ëmës e cila ishte larguar nga banesa dhe jetonte në shtëpinë e të atit pasi bashkëshorti i saj, humbi jetën në aksident rrugor duke lënë të vetëm dy gjyshrit. Pas negociatave gjyshja pranoi ta dorëzonte sot të voglin në polici.
Kërkimet për të voglin nisën më 16 prill kur mamaja e të tij, Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit dhe rrëmbimin nga vjehrritë. Kërkime pati në Durrës, Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni Kukës dhe Tiranë. U kontrolluan 15 banesa në zonën e Krumës. Fotoja e 3-vjeçarit u dërguan në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë në pranga u vu gjyshi Rexhep Gjuni 60 vjeç dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Në kërkim u shpall gjyshja Bahrije Gjuni, 57 vjeç dhe vëllai tjetër i saj Flamur Selaj, 43 vjeç.