Një 22-vjeçar është vënë në hetim në Klos, pasi ndezi zjarr në vendin e quajtur “Dushku i Kuq”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u djeg një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.
“Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta në vendngjarje, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Klos, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Plani i Bardhë, Klos”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.