Një 50-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila po merr mjekim në spital. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ndërsa mësohet se shtetasi i kërkuar nga policia ka inicialet K.H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e tij.