Juventusi iu rikthye suksesit dhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mposhti Lazion me rezultatin 2-0 në Torino, duke u hakmarrë për humbjen në kampionat disa ditë më parë.
Pas një pjese të parë të dobët të shoqëruar nga fishkëllimat e tifozëve në pushim të pjesës së parë, skuadra e Allegrit u transformua në minutat e dyta, duke gjetur golin në minutën e 50-të me pas një kundërsulmi të Chiesa-s.
Bardhekaltrit u vunë në vështirësi dhe pësuan rrjetën e dytë nga Vlahovic në minutën e 50. Pas takimit, trajneri i “Zonjë së Vjetër” Masimiliano Alegri komentoi fitoren.
‘Ishte e rëndësishme të ktheheshim te fitorja! Në pjesën e dytë e shtuan ritmin kundër një skuadre të shkëlqyer, por për Kupën e Italisë është vetëm pjesa e parë. Ka momente në futboll dhe djemtë e trajtuan mirë situatën. Më vjen keq vetëm për sharjet e Alex Sandros’, u shpreh trajneri Allegri.
Për trajnerin e bardhekaltërve Igor Tudor, diferncën e bëri përgatitja fizike e bardhezinjtë në pjesën e dytë. Ai shtoi se e pranon rezultatin, por kualifikimi mbetet i hapur. Ndeshja e kthimit në Olimpico më 23 prill në stadiumin “Olimpiko”.