Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Azoret.
Moti parashikohet i kthjellët me kohëzgjatje me diell e me vranësira të pakta kalimtare. Mjegull në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-9m/sek e shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-2 ballë.