Një 18-vjeçar humbi jetën si pasojë e një konflikti në kryeqytet ditën e djeshme. Autori dhe viktima se bashku me disa të rinj të tjerë po lëviznin me dy automjete, dhe pasi kanë ndaluar në afërsi te rrethit të Shkozës janë konfrontuar fizikisht. Në ketë moment njeri nga të rinjtë ka goditur me mjet prerës 18-vjeçarin Aurelio Dervishi.
Burimet policore bëjnë me dije se në makinën e autorëve tip ‘Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri dyshohet se kanë qenë 4 persona. Ndërsa në automjetin tip ‘Audi’ ndodhej viktima dhe një tjetër i ri, i cili u shoqërua në polici.
Sherri ka nisur për një vajzë. Mbrëmjen e së dielës dy grupet me të rinjtë kanë shkëmbyer ofendime dhe kunja me njëri-tjetrin. Në makinën e viktimës ishte dhe vajza për të cilën e bë mollë sherri. Ajo shoqërohej me 18-vjeçarin Aurelio Dervishi. Pasi kanë shkëmbyer disa fjalë dy mjetet kanë ndaluar për t’u sqaruar ku kanë përdorur dhe thikat. Autorët janë të moshës afro 16-vjeçare. Janë gjetur në zonën e Farkës.
19-vjeçari Aurelio Dervishi ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të rënda. Ndërsa autorët, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim, dyshohet se u larguan drejt unazës lindore, pas konfliktit.