Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se qarkullonte në makinë me pistoletë me mulli dhesi dhe municion luftarak. I riu Paulor Noka tentoi që t’i shpëtonte policisë, por u arrestua disa minuta më vonë.
19-vjeri Paulor Noka nuk është emër i panjohur për drejtësinë, ai ndodhej në kërkim pasi në vitin 2023, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”. Më datë 25 mars 2023, në Kurbin, shtetasi Paulor Noka dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasve K.N. dhe E.N.
Në vijim të veprimeve procedurale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.