Ka pasur fluks aplikimesh të fermerëve në Lushnje për të aplikuar për skemën kombëtare të subvencioneve në bujqësi. Të paktën 300 persona kanë pritur në radhë.
Fermerët e interesuar janë dyndur në dyert e drejtorisë së bujqësisë. Edhe këtë vit interesi më i madh i mbetet skema e naftës, e cila nuk do të jepet me kartë, por paratë do tu kalojnë fermerëve në llogarit bankare.
Disa fermerë nuk kanë pasur informacionin e duhur në lidhje me dokumentet që duhen për aplikim, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë preferuar të bashkojnë sipërfaqet e tokave bujqësore për të përfituar më shumë.
Për herë të parë në skemën kombëtare të subvencionimit në bujqësi jepet mbështetje e fermerëve që kultivojnë bimë mjekësore, deri në 30,000 lekë për të mbjella deri në 1 hektarë, ndërsa është hequr mbështetja për grurin. Afati i fundi i aplikimit është 19 prilli.