47-vjeçari, Ormir Gucia dhunoi me sende të forta një efektiv policie dhe u arratis, mirëpo tashmë është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës.
Efektivi Admir Okaj u dhunua me sende të forta në kokë.
Policia e Shkodrës tha se po vijojnë hetimet nga ana e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për të sqaruar plotësisht rastin.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër. AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, sqaroi ai.