Me urdhër të SPAK është arrestuar sot (23 mars), kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro pasi akuzohet nga prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona. Konkretisht Jorgo Goro ka falsifikuar dokumentet e më pas ka regjistruar 5512 m2 tokë shteti në favor të privatit si dhe ka një tokë bujqësore prej 5080 m2 ja ka mbivendosur një pasurie tjetër në pronë shteti.
GJKKO ka caktuar masë ‘arrest shtëpie’ për tre zyrtarë të tjerë, për kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj, juristin Vezir Gjikoka (ekzekutuar) dhe Jerasimo Bashi, (pa ekzekutuar) Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë. Si dhe ka caktuar masën arrest me burg dhe ka shpallur në kaërkim Stavri Mëhillin, i cili ka përfituar në 5512 m2 tokë bujqësore në mënyrë të drejpërdrejtë.
Jorgo Goro është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja rreth orës 16 e 45, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij. Të njëjtat burime thonë se agjentët po e mbanin në monitorim.