Një plagosje ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet, rreth ores 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”. Mësohet se një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës I.M.T-së, rreth 50 vjeç.
I lënduari sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas aktit kriminal, autori u kap nga shërbimet e policisë. Ndërkohë, Policia e Tiranës ka reaguar ne lidhje me ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË: