Dy automjete u dogjën me zjarr mëngjesin e sotëm rreth orës 02:00 në lagjet nr.4 dhe 14. Sipas njoftimit të policisë ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G.C., dhe J.G., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia nga veprimet e para hetimore ka identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin K.Sh., 18 vjeç, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar dyshohet se dogjën automjetet pas një konflikti për motive të dobëta me pronarët e automjeteve dy javë më parë. Të katërt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.