Një ngjarje në Krujë ka tronditur vendin, pasi një 42-vjeçare ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të porsalindur.
Raportohet se foshnja është lindur mëngjesin e sotëm në ambientet e shtëpisë së 42-vjeçares dhe ka ngritur pretendimin se fëmija kishte lindur pa shenja jete. Më pas, ajo e ka futur në qese foshnjen dhe e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, policia nën drejtimin e Prokurorisë ka ndaluar 42-vjeçaren me iniciale L.K., banuese në Tapizë për veprën penale “vrasja e foshnjes”.
Njoftimi i Policisë:
Krujë | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.
Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.