I gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e shiut, por edhe të dëborës. Momentalisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problematika por shoferët duhet të ecin me kujdes për shkak të rrëshqitjeve të mjeteve në rrugë.
Në lartësinë mbi 1400 metra, konkretisht në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë ka prezencë të reshjeve të dëborës me intensitet të ulët. Trashësia ka shkuar deri në 5 cm. Nuk evidentohen bllokime apo vështirësi ne qarkullim pranë këtij aksi.