Qytetarët e Shqipërisë kanë kohë që kërkojnë të bjerë shi për të zbutur sadopak temperaturat përvëluese që kanë ardhur si pasojë r stinës së verës. Dhe kjo dëshirë është realizuar këtë të premte, por me sa duket i ka kapur banorët e kryeqytetit të papërgatitur.
Reshje të dendura shiu kanë “pushtuar” në mesditë disa pjesë të Tiranës, pas një kohe të gjatë ku kanë mbizotëruar temperaturat e larta dhe thatësira.
Nga fotot e siguruara prej objektivit të kamerës së LSA, shihet sesi shiu i rrëmbyer ka gjetur të papërgatitur banorët e kryeqytetit, të cilët vrapojnë për të gjetur strehë në mungesë të çadrave.