Një 42-vjeçare shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali. Bëhet fjalë për 42-vjeçaren Edmonda Boka e cila jetonte në Vigone. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 11 marsit në Villafranca, ku shqiptarja është përplasur nga një shofer 18-vjeçar.
Mediat italiane raportojnë se shqiptarja sapo zbriti nga makina e saj është përplasur nga 18-vjeçari, një shofer fillestar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren.
Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.