Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës ka pësuar një aksident. Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të QTU.
Kujtojmë se ditën e djeshme anija me parë më grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit. Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.
Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.