Shkurti i këtij viti është më i ngrohti i regjistruar në nivel global, me një temperaturë mesatare prej 13.5 gradë mbi mesataren. Temperaturat e oqeanit arritën një rekord të lartë në shkurt duke kapur 21.06 gradë Celsius. Gazrat serë bën që shkurti i vitit 2024 të ishte 1,77 gradë Celsius më i ngrohtë. Studiuesit kanë bërë të ditur se temperaturat në dete dhe oqeane kanë qenë vazhdimisht dhe jashtëzakonisht të larta për 10 muajt e fundit.
Sipas tyre kjo është shqetësuese dhe nuk mund të shpjegohet vetëm nga fenomeni El Niño. Këto temperatura të larta u regjistruan në Australinë perëndimore, Azinë juglindore, Afrikën jugore dhe Amerikën e Jugut.
Sipas organit klimatik të OKB-së, jo vetëm kaq, por edhe përqendrimet e dyoksidit të karbonit janë në nivelin e tyre më të lartë dhe janë rritur me nivele gati rekord përsëri gjatë vitit të kaluar. Ngrohja e oqeanit ka shkaktuar shqetësime për zbardhjen masive të shkëmbinjve koralorë si dhe mund të çojë në nxitjen e uraganeve me intensitet më të lartë.