Teksa turet kulturore ziejnë në kryeqytet dhe pritet që intensiteti i tyre të rritet në këto muaj dyert e Muzeut Historik Kombëtar do të mbyllen dhe jo për pak por për plot 4 vite.
Në një njoftim të shkurtër pa dhënë kurrfarë detaji, ky institucion njoftoi palët e interesit se nuk do të mund ta vizitojnë deri më 15 mars 2028.
“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028” thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar.
Ky shpjegim i shkurtër pa dhënë asnjë informacion se cilat janë arsyet që për gati 1500 ditë institucioni nuk do të presë vizitorë jo pa arsye krijoi pakënaqësi në rrjet sidomos nga ata sektori i turizmit të cilët e kanë pjesë të paketave të tyre madje disa edhe të promovuara më herët. Pavarësisht mungesës së informacionit duket se të dhënat për projektin që do të zbatohet mund të gjenden në procedurën e prokurimit për këtë kontratë i cili shoqërohet me disa dokumente.
Projekti për Muzeun
Restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar cilësohet si një projekt prioritar në dokumente por në veprime ecuria ka qenë shumë e ngadaltë deri në mbylljen e beftë që u njoftua këtë javë. Sipas dokumenteve Muzeu është pjesë e listës së institucioneve të trashëgimisë kulturore kombëtare që rezultoi me dëmtime pas vlerësimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe me një nevojë për ndërhyrje.
“Projekti i ri i restaurimit dhe rindërtimit të Muzeut Historik Kombëtar integrohet në një projekt i vetëm teknik zgjidhjet teknike të kërkuara për restaurimin e dëmtimeve dhe të mundshme përforcimi i strukturave të dëmtuara me zgjidhjet teknike për restaurimin, rikonstruksionin, dhe rinovimi i godinës u fokusua në përditësimin e muzeologjisë dhe funksionalitetit të saj. Projekti merr në shqyrtim të projektit të miratuar “Ndërhyrja përforcuese dhe rehabilitimi i 12 objekteve në Bashkinë Tiranë, Krujë, Lezhë, Kavajë, Mirditë: Muzeu Historik Kombëtar”, i cili lidhet. për problemet e shkaktuara nga tërmeti, i cili është miratuar me vendimin nr. 536, datë 24.12.2022” thuhet në dokument.
I njëjti nënvizon se Muzeu Historik Kombëtar (MHK) ka në fondet e tij me objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare. “Një pjesë interesante e të cilave i përkasin periudhave nga paleoliti deri në antikitetin e vonë (shek. IV p.e.s.). Këto janë ekspozuar në kuadër të Pavijonit të Arkeologjisë, i cili ka mbi 400 objekte në vetvete. Muzeu është konceptuar në mënyrë që prezantimi të bëhet përmes tetë pavioneve. – Pavijoni antik; ‐ Pavioni mesjetar; – Pavioni i Rilindjes Kombëtare; ‐ Pavioni i Pavarësisë; ‐ Pavioni i ikonave; ‐ Nacional-Çlirimi Anfashist Pavioni i Luftës; ‐ Pavioni i Terrorit Komunist; ‐ Pavioni Nënë Tereza. Statusi i “Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”” thuhet në dokument.
Çfarë parashikojnë punimet dhe afatet
Nëse i referohemi dokumenteve të procedurës ndërhyrja tek Muzeu parashikon disa faza si dhe afatet që do ketë secila prej tyre.
Kështu paketimi dhe evakuimi i objekteve (Kohëzgjatja e pritshme e punimeve: maksimumi 4 kumulative muaj në faza të ndryshme të periudhës së zbatimit.
Konsolidimi i strukturës ekzistuese (përfshirë punimet e prishjes) (Kohëzgjatja e pritshme e Puna: maksimumi 12 muaj). Restaurimi i fasadës prej guri të oborrit të jashtëm dhe të brendshëm dhe dritareve/dyerve (Pritet kohëzgjatja e punimeve: maksimumi 9 muaj) Riparimi i çatisë (Kohëzgjatja e pritshme e punimeve: maksimumi 5 muaj). Ndërkohë ndërhyrjet parashikojnë investime në eficiencë energjie si dhe respektim të euro kodeve./ Monitor