Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump dominuan garat e Super Martës brenda partive të tyre, në të gjithë vendin duke shënuar fitore më të dukshme në Kaliforni dhe Teksas.
Befasuese ka qenë fitorja e Nikki Haley-t rivales së Donald Trump brenda republikaneve vetëm në një nga shtetet, në Vermont. Në fjalimin e tij të fitores, Trump u zotua të unifikojë atë që ai tha se ishte një “vend i ndarë” dhe e akuzoi Biden si presidentin më të keq në histori.
Ndërkaq presidenti Biden që po synon një tjetër mandat është shumë pranë nominimit të demokratëve. Ai nuk po përballet me ndonjë konkurrencë të madhe në zgjedhjet paraprake. Në një deklaratë, Biden tha se një mandat i dytë i Trump do të ishte një kthim në “kaos, ndarje dhe errësirë”, ndërsa e cilësoi atë si një kërcënim për demokracinë amerikane.