Një 54 vjeçar është plagosur me armë zjarri para shkollës ku sapo kishte lënë fëmijët, në fshatin Rrilë të Lezhës. Ishte ora 08:00 e mëngjesit, kur Agron Puka ishte duke lëvizur me automjet. Ai është qëlluar disa herë nga persona ende të paidentifikuar.
54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se 54-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka lënë fëmijët e tij në shkollë. Ai nuk njihet si person që ka precedentë të mëparshëm kriminal. 54-vjeçari Puka punon në një stallë bagëtish.
Në ndihmë të Policisë vendore shkuan edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.