Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes. Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi Landi Veçani, dhe janë plagosur 8=7 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësorë.
Deputeti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Lushnjës dhe më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor. Tre prej të plagosurve në gjendje të rëndë janë nisur drejt spitalit të Traumës, mes tyre është edhe djali i vinçierit që humbi jetën në vendngjarje.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.