Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët, por nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme me diell. Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin. Më pas reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen në zona malore 6 deri 14°C, në zona e ulëta 7 deri 20°C dhe në zona bregdetare 9 deri 20°C.