Një aksident ka ndodhur në dalje të Lezhës në lagjen “Shtraus”. Një automjet tip Golf ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një ambient biznesi me dyshekë.
Për fat të mirë drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia ndodhet ne vendngjarje dhe po kryen verifikimet e nevojshme.