Një 16-vjeçar është vënë në hetim nga policia, pasi shkonte në shkollë me thika, ndërsa dyshohet se shtyhej nga i ati për të përdorur armë zjarri. Policia ka sekuestruar në banesën e tyre 6 armë mes tyre një pushkë, shotgun, sportive, gjysmë automatike, sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Në kërkim është vendosur babai i 16-vjeçarit, Orges Shijaku 52 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.