Sot nis devijimi i qarkullimit në aksin Kukës-Morinë, e cila është pjesë e Rrugës së Kombit. Kjo pasi po punohet për “Urën e Re”, e cila është dhe faza e fundit e ndërtimit.
Drejtori i Kantierit të ndërtimit, Arian Hoxha sqaron se devijimi do të bëhet për 2 javë, në dy pika të segmentit Kukës-Morinë. Konkretisht te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit, dalja për Kosovë në nyjen e Shtiqenit.
Ndërsa për qarkullimin nga Morina në Milot, devijimi do të bëhet tek rampa dalëse e mbikalimi tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.
Ura e Re do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere dhe është vepra e dytë më e rëndësishme e rrugës së kombit, pas tunelit të Kalimashit.