Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi po trafikonte heroinë.
39-vjeçari Arben Kelmendi e kishte fshehur drogën në makinë. Policia thotë se ka sekuestruar 11 kg heroinë të ndarë në pako në automjetin tip ‘Volkswagen’.
39-vjeçari po e trafikonte drogën nga Kosova drejt Shqipërisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.