Tik Tok-u vijon të jetë kryefjala në shumë njoftime të publikuara nga policia. Së fundmi, janë arrestuar në Kuçovë, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, nënë e bir, pasi shfrytëzonin 10-vjeçarin për përfitime ekonomike nga rrjeti sociale Tik Tok.
Gjyshja dhe babai i të miturit, publikonin në Tik Tok video të 10-vjeçarit në të cilat ai përdorte fjalë denigruese dhe banale, duke u bërë kështu viral në rrjet dhe rrjedhimisht duke çuan fitime ekonomike tek gjyshja dhe babai.
Ngjarja është denoncuar nga e ëma e të miturit, e cila është shprehur në polici se ish-bashkëshorti po shfrytëzonte djalin e saj. Hetimet dymujore nga ana e policisë u zhvilluan me metoda proaktive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.