Në lagjen numër 2 në Sarandë përpara një dyqani dekoresh është gjetur një sasi eksplozivi. E gjithë zona është rrethuar nga policia dhe pritet ndërhyrja e forcave xheniere. Sasia e lëndës plasëse është gjetur në dyqanin i cili ndodhet në pronësi të një avokati.
Dyqani ku është lënë lënda plasëse, ndodhet në rrugën “Adem Sheme” dhe ndodhet pranë 2 shkollave dhe zyrave të OSHEE-së.
Ende nuk dihet se kush mund ta këtë lënë lëndën plasëse në derën e subjektit, por policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të rënë në gjurmët e personave të implikuar në këtë ngjarje.