Bayern është mundur 3:2 nga Bochumi duke marrë një humbje të hidhur që e largon edhe më shumë nga titulli kampion. Pas 22 javësh, skuadra e Tomas Tuhel ka 50 pikë, 8 më pak se sa Bayer Leverkuzen që kryeson renditjen.
Ndeshja nisi mirë për skuadrën bavareze. Musiala shënoi për miqtë në minutën e 14. Por Bochumi reagoi duke i ndëshkuar tri herë. Asano barazoi në minutën e 38-të. Schlotterbeck në minutën e 44-t i dha avantazhin vendasve. Golin e tretë e realizoi Stoeger në minutën e 85-të.
Rrjeta e Harry Kane në shtesë vlen vetëm sa për statistikë dhe për sukseset personale të kapitenit të Anglisë. Kjo është humbja e tretë radhazi për rekordmenët gjermanë, e një situatë e tillë e shton presionin mbi trajnerin Tuhel.
Por drejtori i përgjithshëm i klubit Jan-Christian Dreesen tha se gjermani do të jetë në stol për sfidën e radhës ndaj Leipzig.
Por drejtuesit kanë nisur të mendojnë për emra të rinj për stolin. I pari në listë është Zinedin Ziudan, me të cilin kontaktet kanë nisur. Vizioni dhe eksperienca e tij shikohen nga drejtuesit bavarezë si idealë për ta udhëhequr Bajernin drejt sukseseve dhe trofeve.
Negociatat vazhdojnë me drejtuesit e rekordmenëve gjermanë që duan ta mbyllin njëherë e përgjithmonë çështjen trajner. Tuhel është ulur në stolin re rekordmenëve gjermanë nga marsi i 2023, pasi zëvendësoi Julian Nagelsmann.