Një 27 vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e policisë së Tiranës, pasi shantazhonte një vajzë 15-vjeçare në rrjete sociale. Bernard Çullhaj, 27 vjeç, i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe i kërkonte të miturës të kryenin marrëdhënie seksuale.
Pas hetimeve janë zbuluar edhe 2 të mitura të tjera që Çullhaj kërcënonte në po të njëjtën mënyrë.
“Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.
Në mesazhet ku 27 vjeçari e shantazhon dhe i kërkonte foto intime, shihet teksa e mitura si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike ku ndodhej shkruan “Do vras veten”.