Zbardhet dëshmia e Ilir Koçiljas i cili ditën e djeshme vrau me thikë në Durrës komshiun e tij Halil Kokën. Në deklaratën e tij ai shprehet se e vrau pasi i zinte hyrjen e pallatit edhe pse i kishte kërkuar disa herë që të mos e bënte.
“Me Halili Kokën ishim fqinj. Kemi qenë shokë, por kohët e fundit nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi.
Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta. Erdhi më kapi një ditë dhe më pyeti nëse ja kisha gërvishtur unë makinën dhe i thash po, mos e lër më makinën aty. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagjja në rrugë kryesore, iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty mu errësuan sytë dhe e qëllova me thikë’’, është shprehur Koçilja.