Finalizohet operacioni i koduar “Transporter” nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale. Në pranga është vënë një 38-vjeçar i cili ka përvetësuar përmes mashtrimit 215 mijë euro.
Si provë janë sekuestruar 108 600 euro.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit Lorin Xhelilaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka mashtruar një 26-vjeçar,me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.